Lajme

Çmime të larta të iftareve në restorantet e Kosovës

Muaji i shenjtë i Ramazanit erdhi të enjten e bashkë me të edhe ofertat e restoranteve për iftar.

Por ndryshe nga vitet paraprake, sivjet ofertat për një person gufuan me çmime duke kapur shuma të larta dyshifrore deri në 20 euro. Qytetarët thonë se gastronomet çdoherë shfrytëzojnë rastin në këso periudha për të përfituar.

Për dikë edhe ajo që ofrohet nuk përkon me çmimin e menysë. Në tjetrën anë, ka të tjerë që mirëkuptojnë këtë bazuar në shtrenjtimet e bëra.

E një biznes në sheshin e kryeqytetit thotë se këtë ramazan nxorën oferta simbolike. Ata që e teprojnë me çmime sipas këtij, janë biznese që punojnë veç me ushqime.