Çifti rrahen mes vete për shkak të xhelozisë, burri arrin të ikë e gruaja përfundon në Polici
Çifti rrahen mes vete për shkak të xhelozisë, burri arrin të ikë e gruaja përfundon në Polici
Telashet në familjet kosovare nuk kanë të ndalur. Përditë në Polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes bashkëshortëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike e psikike, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
Këtë herë, një çift përfundoi në Polici pasi u rrahën me njëri – tjetrin në rrugën “Hajrullah Zymi” pas një konflikti verbal që kanë pasur mes vete.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjithçka nisi pas një zënke, e cila pasoi me dhunë fizike, ashtu që të dy pësuan lëndime trupore.
Sinjali mëson se motiv i përleshjes dyshohet të ketë qenë xhelozia, që u bë mollë sherri dhe i futi në sherr jo vetëm me njëri – tjetrin, por iu dolën telashe edhe në Polici.
Vetëm gruaja e dyshuar është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e saj lidhur me incidentin, ndërkohë që i dashuri i saj ndodhet në arrati.
Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale “Dhuna në familje”.