Lajme

Çfarë po ndodh me drejtorinë e urbanizmit në Skenderaj, Fadil Nuren e braktisë edhe një drejtorë

Drejtori i urbanizmit dhe mbrojtje të ambientit në Komunën e Skenderaj, Driton Mulaj ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga ky post.
Përmes një postimi në Facebook, Mulaj ka bërë të ditur se dorëheqja ka ardhur për arsye personale dhe pak profesionale.

Mulaj është drejtori i tretë i cili ka dhënë dorëheqje nga kjo drejtori brenda tri viteve mandat të qeverisjes Nura.

Postimi i plotë:

Njoftim
Me anë të këtij njoftimi informoj shokët, miqtë, dashamirët, anëtarët dhe simpatizantët e PDK-së qe nga sot nuk jam Drejtor i drejtorisë për Urbanizëm dhe mbrojtje të ambientit në Skenderaj për arsye personale dhe shëndetsore, po ashtu ju njoftoj qe qdo herë kam qenë dhe do të mbetëm përkrahës i PDK-së sepse pa PDK-në nuk ka zhvillim dhe ecje të procesëve të vendit.
Respekt kryetarit Nura qe më dha besimin të jap kontributin tim profesional dhe njerëzor në të mirë të komunës dhe qytetarëve tonë duke udhehequr dikasterin më të rendesishëm të komunës për zhvillim të projektëve zhvillimore.
Me respekt idn Driton Mulaj