Çfarë ndodhi me çerdhen në Skenderaj, pse u vendos në ‘harresë’ nga pushteti i Fadil Nures?
Për pak muaj bëhen tri vite që nga fillimi i ndërtimit të çerdhes për lagjen 2 dhe 3 të qytetit të Skenderajt, projekt ky i cili duhej të përfundonte pas një viti.
Në Prill të 2021 filluan punimet të fazes së dytë të kësaj çerdhe e cila ka një projekt të jashtëzakonshëm, por me ardhjen e pushtetit të ri që nga ajo nga ajo kohë nuk është hedhur pothuajse asnjë hap para.
*Foto e realizuar në vitin 2021
*Foto e realizuar tani
Ani pse ish kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, pati deklaruar se hapja e dyerve të kësaj çerdheje për fëmijët e këtyre lagjeve do të bëhet në vitin 2021, kjo gjë nuk ndodhi.
Kjo çerdhe ka nisur si bashkëfinancim mes Komunës së Skenderajt dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik./Fakton.info/