Çartet pronari i motelit, rrah e bën ‘llom’ pastruesen
Çdo ditë në media raportohet për dhunë të burrave ndaj grave, por një rast i pazakontë ka mdodhur në Ferizaj ku pronari i një moteli e ka sulmuar fizikisht puntorën e tij.
I gjithë konflikti dyshohet të këtë ndodhur si shkak i pakënaqësisë që kishte pronari për moszbrazjen e një kontinjeri të mbeturinave, shkruan Fakton.info.
Raporri i plotë i policisë:
Ferizaj 08.05.2023 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar për shërbimin ndaj klientëve në një kompani pastrimi (SH.A), ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, pronar i një moteli, e ka sulmuar verbalisht dhe fizikisht për shkak të pakënaqësisë së tij me zbrazjen e një kontejner dhe një fature për pagesë. Lidhur me rastin janë intervistuar të dyja palët dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti shkon në procedurë të rregullt.