Lajme

Buzhala: Prokuroria që i akuzon themeluesit e UÇK-së për sulme ndaj policisë serbe, është prokurori e Serbisë

Sot ka filluar gjykimi i ish krerëve të UÇK-së në Hagë, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Prokuroria e Specializuar ka paraqitur si prova edhe sulmet ndaj stacioneve policore serbe gjatë luftës nga ana e UÇK-së.

Gazetari kosovar, Berat Buzhala, këtë situatë e ka quajtur të tmerrshme, duke thënë se prokuroria që i akuzon themeluesit e UÇK-së për sulme ndaj policisë serbe nuk është prokurori e Kosovës, e as prokurori ndërkombëtare, por është prokurori e Serbisë.

“Forcat serbe kane vra gra e femije, kurse keta po i akuzojne udheheqesit e UCK’se per sulme ndaj policise serbe.
E tmerrshme.” – shkruan Buzhala ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Prokuroria qe i akuzon themeluesit e UCK’se per sulme te armatosura ndaj policise se Serbise, nuk eshte prokurori e Kosoves, nuk eshte as prokurori e pavarur nderkombetare. Eshte prokurori e Serbise.
Forcat serbe kane vra gra e femije, kurse keta po i akuzojne udheheqesit e UCK’se per sulme ndaj policise serbe.
E tmerrshme.