Lajme

Buzhala: M’ndali nifar hajvani në shesh e m’tha “shume je kah perzihesh”, prej rrypit e shihsha që nuk osht i ktuhit

Gazetari Berat Buzhala ka treguar se si është ndaluar sot nga një person në shesh, e i cili e ka kritikuar, duke i thënë “shume je kah perzihesh”.

Postimi:

Nifar hajvani m’ndali ne shesh e m’tha “shume je kah perzihesh”.

I thash, ku po perzihna? N’shpi tanen a?

Nejse, prej rrypit e shihsha se nuk osht i ktuhit. Perndryshe nuk ka vend ne bote, pas Çabiqit, qe nihna ma i sigurte se ne Prishtine. Nihna i dashtun e i perkdhelun prej taksistave, prej kamarierave, e edhe prej studenteve. Pese minuta masiqe ma boni ai tipi “shume po perzihesh” me ndalen te Zahir Pajaziti nje djale e nje çike qe ken rreth te 20’ve.

“Intervista me Dafinen fenomenale, a bon nje foto?”