Lajme

Burrin e “zë” ramazani, pak minuta para iftari rrah bashkëshorten

Disa minuta para ifttarit të djeshëm është arrestuar një person në Mitrovicë për dhunë në familje, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Ai dyshihet se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij, njofton policia e Kosovës.

Njoftimi i policisë:

Rr. Hekurudha, Mitrovicë 27.03.2023-18:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.