Lajme

Burri që e vrau gruan në Prishtinë, vetdorëzohet në Polici

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa i dyshuari është dorëzuar në Polici.

Njësitë policore bashkë me ekipin mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në trupin e viktimës, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.