Lajme

Burri në mërgim/ Gruaja zhduket bashkë me foshnjën e saj 6 muajshe, kunati i saj lajmron Policinë

Dje në stacionin e Policisë në Skenderaj është paraqitur një person, i cili ka raportuar se një ditë më parë nga shtëpia kishte dalë kunata e tij (gruaja e vëllait të tij i cili gjendet në Gjermani) dhe me vete ka marrë foshnjën e saj gjashtë muajsh dhe sipas ankuesit deri me tani nuk kanë ndonjë informatë se ku gjendet, raporton portali rajonio.org.

Siç bëhet e ditur nga komunikatat 24- orëshe, ngjarja ka ndodhur në fshatin Marinë të Komunës se Skenderajt.

Policia ka njoftuar se njësitet e saja janë duke hetuar rastin e hapur si person i zhdukur./Rajoni