Burrë e grua në Prishtinë rrahen mes vete pas një zënke, përfundojnë të dy në Polici
Telashet në familjet kosovare nuk kanë të ndalur. Përditë në Polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes bashkëshortëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike e psikike, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Këtë herë, një burrë e një grua përfunduan në Polici pasi u rrahën me njëri – tjetrin në rrugën “Sokol Sopi”.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se gjithçka nisi pas një zënke, e cila pasoi me dhunë fizike, ashtu që të dy pësuan lëndime trupore.
Dy palët u shoqëruan në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me incidentin që ndodhi mes tyre.
Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyrë është iniciuar rasti për veprën penale “Dhuna në familje”.