Brikena tregon se a është në lidhje me Ganiun
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Brikena sonte ka qenë e ftuar në emisionin “Big Talk”, ku ka folur për raportin e saj me Gani Gërminë.
Ajo është shprehur se nuk janë në lidhje dhe se Ganiun e ka vetëm shok, duke treguar se gjithçka rreth lidhjes ka qenë vetëm shaka.
Tutje, Brikena ka thënë se Ganiu nuk ka qenë në gjendje aq të mirë, prandaj ajo i ka qëndruar afër, njofton Klankosova.tv.
“Ka qenë vetëm si një shaka e momentit që e kemi bërë si provokim edhe si shaka dhe jo, vetëm shok jemi”.
“E kam shumë mik dhe i kam qëndruar afër edhe këto ditë, sepse nuk ka qenë në gjendjen më të mirë në botë, i kam qëndruar afër dhe do të vazhdojë t’i qëndrojë afër. Pjesa që jemi në një lidhje nuk ka qenë e vërtetë, ka qenë hajgare”, është shprehur ajo.