Lajme

Bojkotimi i produkteve serbe, Inspektorati gjobitë marketet për mashtrim me flamuj të origjinës

Inspektorati i Tregut gjatë muajve të fundit ka shtuar numrin e inspektimeve për mbrojtjen e konsumatorit, në veçanti për mbikëqyrjen e etiketës që tregon flamurin e origjinës së produktit.

Gjatë inspektimeve është duke u konstatuar që në disa raste, shitësit vendosin etiketë mashtruese me flamur të një shteti i cili nuk është flamur i origjinës së produktit. Në rastet më të shpeshta është duke u vendosur etiketa e flamurit të shteteve të Evropës, në produktet që janë me origjinë të shteteve fqinje.

Në mbi 30 raste kur Inspektorati i Tregut ka konstatuar që shitësit nuk kanë vendosur etiketën apo kanë bërë ndërrim të etiketës së flamurit të origjinës së produktit, janë ndëshkuar me gjobë në vlerë prej njëmijë (1,000) euro deri në dhjetëmijë (10.000) euro si masë ndëshkuese.

Me këtë rast ftojmë qytetarët-konsumatorë që të jenë të vëmendshëm gjatë blerjeve, dhe për çdo shkelje të të drejtave të konsumatorit, të vazhdojnë të adresojnë ankesat/njoftimet në Inspektoratin e Tregut, përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministri të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Inspektimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve dhe muajve në vazhdim dhe për çdo keqpërdorim do të vazhdojnë të merren masa sipas ligjeve në fuqi.

Më poshtë, disa raste nga tereni, të ndërrimit të etiketës së flamurit: