Bllokohen pikat kufitare në Jarinje e Merdarë në pjesën e Serbisë, MPJD me njoftim për qytetarët
Sharr Jakupi, këshilltar në kabinetin e Donika Gërvallës, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka bërë një postim, përmes të cilit ka informuar për gjendjen në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.
Në postimin e tij, Jakupi ka treguar se për shkak të protestave në afërsi të pikave kufitare Jarinjë dhe Merdare, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që vijnë nga Kosova.
“Ju njoftojmë se ne territorin e Serbisë, në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe në Merdare, për shkak të protestave që po mbahen, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që vijnë nga Kosova. Nuk është i sigurtë për momentin as kalimi i veturave.” – thuhet në njoftim.