Biletë kthimi për Gjermani dhe sulm ndaj babait dhe hallës pasi vrau nënën, detaje nga tragjedia në Pejë
Gjykata Themelore e Pejës i ka cakatuar masën e paraburgimit prej një muaji personit që dyshohet se vrau nënën e tij në mënyrë makabre në lagjen Kapeshnicë të Pejës.
Ndërkohë autoritet e drejtësisë kanë zbuluar se i dyshuari kishte pasur biletë kthimi për në Gjermani, vend ku i dyshuari posedon edhe leje qëndrim.
Këtë e ka konfirmuar Gjykata Themelore e Pejës, duke treguar se biletën e kthimit e kishte nxjerrë për datën 19 prill të këtij viti.
Në shkresat e Gjykatës tregohet se i dyshuari pasi kishte vrarë nënën e tij, kishte sulmuar me thikë edhe babain dhe hallën e tij.
Këto detaja gjykata i ka përmendur në arsyetimin që ka dhënë për caktimin e masës së paraburgimit./Express/

