Bie nga skelet, vdes 45-vjeçari në vendin e punës
Pas një aksidenti në vendin e punës ka ndërruar jetë në moshë të re Kujtim Ibriqi nga Komorani.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi. Mësohet se rasti tragjik ndodhi dje rreth orës 13:45, përcjell lajmi.net.
Ndërkaq, me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është inicuar si “vdekje aksidentale”.
Njoftimi i plotë:
Sot, me datën 08.04.2023 rreth orës 13:45 stacioni policor në Kamenicë, nga qendra emergjente e spitalit rajonal të Gjilanit është njoftuar se aty ësht sjell një person mashkull kosovar (viti i lindjes 1978) pa shenja jete.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë edhe familjarët e tij:
“NJOFTIM MORTOR:
Ah Kujtim sa heret na le, pas nje aksideniti ne vendin e punes ka humbur jeten djali i mixhes ne mosh te re, per detajet e varrimit do njoftoheni me kohë, ishalla per gjenet.
Ndërsa me datë 09.04.2023. Në ora 15:00, bëhët varrimi i Kujtimit i cili ka ndrruar jetë në vendin e punës.
Varrimi bëhët te varrezat e Komoranit 2.
Allahi e dergoftë ne xhenet ishalla.”