Lajme

Bie nga lifti një 80 vjeçare në banesën e “Ariani Company” në Vushtrri

Para pak minutash ka ndodhur një rast i rëndë në Vushtrri. Një e moshuar rreth 80 vjeç ka rënë ngaa lifti në objektin banesor “Aniku” që është në pronësi të “Ariani Company”, raporton Fakton.info.

Burimet kanë konfirmuar se e moshuara momentalisht është duke u trajtuar nga ekipi i ambulantës që kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Rasti ka ndodhur në rrugën Ismajl Qemajli.

Aty aktualisht janë edhe ekipi i Policisë së Kosovës dhe Inspektoriati të cilët po hetojnë shkaqet e këtij rasti. Fakton.info po përpiqet të marrë edhe versionin e tyre për të kuptuar më shumë detaje.