Lajme

Bastiset shtëpia e vëllaut të Shqipe Pantinës, tenton t’i ikë policisë, kërcen nga lart dhe përfundon në spital

Një aksion i hershëm i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës ka nisur në Gllarevë të Klinës. Indeksonline ka raportuar ekskluzvisht nga mëngjesi për këtë aksion ku janë arrestuar disa persona.

Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se pesë lokacione janë bastisur në këtë aksion, tri shtëpi, një restorant dhe një auto servis i veturave.

Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se në këtë aksion është bastisur edhe shtëpia e zyrtares së LDK-së, ish-deputetes së VV-së e PSD-së, Shqipe Pantinës.

Indeksonline e ka kontaktuar Pantinën lidhur me këtë rast.

Në pyetjen e gazetarit për bastisjen e shtëpisë së vëllaut të saj, Pantina ka dhënë këtë përgjigje.


“Nuk është bash qashtu, vëllaun e kam në spital. Nuk kam koment” ka thënë Pantina.

Lajmi se vëllau i Pantinës është në spital, është i vërtetë.

Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se Bujar Pantina duke tentuar të shmangë arrestimin nga Policia, ka kërcyer nga lartësia dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Indeksonline do të iu mbajë të informuar për këtë rast