Bastiset një shtëpi në Skenderaj, mësohet arsyeja
Dje në Skenderaj, njësiti policor gjatë një bastisje në shtëpinë e një burri ka gjetur një video incizim ku i dyshuari ka shtënë me armë zjarri dyshohet AK-47.
Rajoni mëson se arma nuk është gjetur po ashtu as i dyshuari nuk ka qenë në shtëpi.
Të dyshuarit i është lënë ftesa të paraqitet në stacion policor.
“· Skenderaj 23.02.2023 – 20:05. Njësiti policor gjatë një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar kanë gjetur një video incizim ku i dyshuari ka shtënë me armë zjarri dyshohet AK-47. Arma nuk është gjetur po ashtu as i dyshuari nuk ka qenë në shtëpi. Të dyshuarit i është lënë ftesa të paraqitet në stacion policor”, njofton Policia.