Lajme

Banori i ‘Its my home’ ishte arrestuar për mashtrim, kërkonte para për familjarin gjoja të sëmurë – VIDEO

Ka disa ditë që ka nisur edicioni i tretë i show-it kontravers ‘Its my home’. Pjesëmarrës në të janë persona nga Kosova dhe Shqipëria, si dhe një mërgimtar nga Austria, raporton Gazeta Sinjali.

Hajredin Pireci në videon e prezantimit të tij, tha se punon si menaxher në Mc Donald’s në Austri.

E, kjo nuk është hera e parë që ai ndodhet para kamerave televizive. Para gjashtë muajsh Pireci kishte rënë në rrjetën e emisionit hulumtues ‘Piranjat’, ku ishte kapur duke mashtruar në emër të bamirësisë.

Ai kërkonte të holla me një histori të shpikur për një familjar të tij, për të cilin pretendonte se i duhet shërim jashtë vendit dhe se për këtë i nevojiten 18 mijë euro. Caku i tij i preferuar për gjah, ishin mërgimtarët, të cilët i priste në aeroport dhe u kërkonte para.

Për këtë ai trajnonte edhe persona të tjerë, duke i mësuar që të kërkojnë shuma të vogla parash pasi që sipas tij “1 euro, 2 euro i ka gjithkush”.

Lidhur me këtë, 30-vjeçari me prejardhje nga Prizreni kishte rënë në prangat e Policisë dhe ishte shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.