Bandat serbe rrahin rëndë dy shqiptarë në veri të Mitrovicës
Se veriu i Kosovës, e veçanërisht komuna e Mitrovicës së veriut, vazhdon të jetë zonë e pasigurt për qytetarët e Kosovës, kjo tashmë është një fakt i njohur. Këtë e dëshmon edhe rrahja e dy shqiptarëve nga bandat serbe që ka ndodhur sot atje.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se sot janë rrahur rëndë dy shqiptarë nga bandat serbe në afërsi të burgut të Mitrovicës së veriut.
Veriu.info mëson se dy shqiptarët e rrahur janë nga Kamenica dhe po marrin trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit të Mitrovicës së jugut.
Rastin për Veriu.info e konfirmuar zëvendëskomandanti i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e veriut, Besim Hoti, i cili ka treguar se me rastin janë duke u marr hetuesit policor, por që nuk ma dhënë informacione më të hollësishme.
Veriu.info ka kontaktu me drejtoreshën e Spitalit të Mitrovicës, dr. Luljeta Zhubi, po të marrë informacion rreth trajtimit mjekësor të dy të rinjve, por ajo nuk ka mundur ta konfirmoj rastin duke u arsyetur se nuk ka informacion, pasi që gjendet jashtë Kosovës.
Ky sulm i serbëve ndaj dy të rinjve shqiptar koincidon me festën e 28 Nëntorit, që është njëra prej datave më të rëndësishme historike të shqiptarëve.