Bajra tregon çfarë po ndodh në veri të Kosovës: Janë mobilizuar shqiptarë dhe serbë, bëjnë roje natën
Diamant Bajra nga GazetaBlic është vendosur në Zubin Potok për të ndjekur të gjitha zhvillimet.
Prej 10 dhjetorit disa serbë lokalë në veri të Kosovës kanë vendosur kamionë duke bllokuar rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Kjo ishte përgjigjja e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiç, nga autoritetet e rendit në Kosovë.
Në një intervistë për Ora News, Bajra tregoi se ka parë mobilizim e serbëve por dhe të shqiptarëve.
“I gjithë qarkullimi bëhet në rrugë dytësore. Të njëjtat rrugë përdornin dhe KFOR dhe EULEX pasi rrugët kryesore ishin bllokuar. Sulmet e herëpashershme me shotbomba dhe mjete piroteknike ka nxitur shqiptarët të bëjnë mobilizim. Po bëjnë rojen natën për shkak se situata nuk shihet e qetë”, tha Bajra.
Bajra tregon se shqiptarët dhe serbët refuzojnë të flasin për shkak të frikës.
“Ka moboilizim të shtuar. Diçka është planifikuar të ndodhë por edhe në këtë fazë as ne nuk e dimë çka na pret. Nuk kam parë gra e fëmijë që dalin në oborr, ndërkohë që prania e burrave serbë është e shtuar” thotë ai.
Jo vetëm kaq Bajra tregon se ndërsa fotografonin kamionët që kanë bllokuar rrugët edhe nga ata fotografojnë gazetarët.
Thotë se pas saj qëndron Serbia madje e quan “skenar i mirëpërgatitur ndoshta dhe orkestruar me Rusinë pasi dihet aleanca e Putin me Vuçiç’.
Intervista e plotë:
Prononcimi: https://youtu.be/kVcnrQXZyHU