Lajme

Babë e bir kapen nga policia duke vjedhur dru në pronë ‘të shtetit’

Prerja ilegale e druve në hapësira të cilat janë në prona publike, është një dukuri mjaft e shpeshtë në vendin tonë. Përpos dëmtimit të hapësirës së gjelbër, të dyshuarit ngarkohen edhe me veprën penale të vjedhjes dhe si pasojë bien në telashe me ligjin, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje te vendi i quajtur ‘Guri i Xhamisë’ në fshatin Lluzhnicë të Suharekës, ku dy persona, babë e bir, janë kapur në flagrancë duke prerë dru për t’i vjedhur.

Sinjali mëson se ata u kapën nga roja i pyllit, i cili ka denoncuar rastin në Polici, duke bërë të ditur se hapësira ku janë prerë drutë është pronë e Kuvendit Komunal.

Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa makina bujqësore me drutë e ngarkuara është sekuestruar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të iniciohet rasti për veprën penale ‘Vjedhje