Lajme

Babë e bijë mbetën të vdekur nga aksidenti në Kamenicë – Gjendja e të lënduarve vazhdon të jetë kritike

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi dje rreth orës 10:43 në fshatin Hodonovc të Kamenicë la të vdekur dy persona dhe dy të tjerë u lënduan.

Nga ky aksident, në vendin e ngjarjes humbi jetën 33 vjeçari, Albaton Emerllahu kurse sot ndërroi jetë edhe vajza e tij rreth 1 vjeçe.

Edhe përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi shëndetësor i Klinikës Emergjente vogëlushja nuk arriti që tu përballoj plagëve të rëndë të marra nga ky aksident.

E dhimbshme: Vdes foshnja që u aksidentua dje në Kamenicë
Kështu bëri të ditur për Gazetën Insajderi, zyra për media e SHSKUK-së.

“Zyra për informim ju konfirmon se përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi shëndetësor i Klinikës Emergjente, foshnja 1 vjeç nuk ka arritur të mbijeton, meqë kishte gjendje kritike”, thuhet më tej në përgjigjet e ShSKUK-së dhënë Insajderit.

Gjendja kritike e të lënduarve nga aksidenti në Kamenicë – ShSKUK jep detaje për Insajderin
Në gjendje kritike janë edhe dy personat e tjerë të lënduar nga ky aksident i rëndë.

Nëna e vogëlushes së ndjerë ende po vazhdon trajtimin në Klinikën Emergjente. Gjendja e saj vazhdon të jetë kritike që nga dita e djeshme kur u soll në QKUK nga spitali i Gjilanit.

Sipas ShSKUK-së, në gjendje kritike është edhe i lënduari tjetër i moshës 20 vjeçare.

“Dy personat e tjerë po ashtu janë në gjendje kritike dhe po vazhdojnë tretmanin mjekësor në QKUK”, thuhet më tej në përgjigjet e ShSKUK-së dhënë Insajderit.