Babai raporton se ia palgosën djalin, por ai nga frika ka rezervuar biletën e aeroplanit dhe është larguar
Një burrë ka raportuar se disa persona kanë shtënë me armë zjarri ndaj djalit të tij në Pejë.
Sipas raportit të PK-së, babai ka raportuar se djali i tij ka pësuar lëndime por nuk dihet nëse ka marrë trajtim mjekësor pasi nga frika ka rezervuar biletën e aeroplanit dhe është larguar
“Viktima nuk ka qenë i çastshëm për njësitet policore për t’u intervistuar”
Raporti i plotë:
VRASJE NË TENTATIVË
Pejë / 03.09.2024 – 03:00. Me datë 04.09.2024 ankuesi kosovar ka raportuar se, me datën dhe kohën e cekur, persona të panjohur për motive ende të panjohura kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës-djalit të tij. Viktima, sipas ankuesit ka pësuar lëndime, por tretman mjekësor nuk dihet nëse ka pranuar pasi sipas ankuesit i njëjti nga frika ka rezervuar biletën e aeroplanit dhe është larguar. Njësitet në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 2-fishekë dhe 2 gëzhoja cal-7.62 mm. Viktima nuk ka qenë i çastshëm për njësitet policore për t’u intervistuar. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.