Babai në hall me djalin, e raporton në Polici: I rrahu familjarët e demoloi shtëpinë në Podujevë
Babai në hall me djalin, e raporton në Polici: I rrahu familjarët e demoloi shtëpinë në Podujevë
Mëngjesin e sotëm rreth orës 9 në Policinë e Kosovës është raportuar për një rast të dhunës në familje në fshatin Obranqë të Podujevës.
Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se ankuesi, në këtë rast babai (B.S.) është ankuar se djali i tij (L.S.) ka demoluar e thyer gjësende të ndryshme në shtëpi.
Siç ka raportuar ai, djali ka dy javë që në vazhdimësi kanos familjarët e tij e disa herë ka përdorë edhe dhunë fizike ndaj tyre.
Të njëjtat burime konfirmojnë se njësia intervenuese ka kërkuar të dyshuarin mirëpo i njëjti gjendet në arrati.
Rasti është duke u hetuar