Lajme

Babai i Ardit Gashit: Djalin e kam shëndosh e mirë, paratë nuk kanë ardhur tek ne!

Expose prodhim medial i GazetaBlic ka transmetuar sonte një hulumtim mbi një aferë të mashtrimit me fonde publike, në emër të bamirësisë.

Bëhet fjalë për rastin e “Ardit Gashit”, të riut nga Mramori i Prishtinës që iu keqpërdor dokumenti identifikues për të ndërtuar skemen e mashtrimit, për të përfituar mjete financiare, kinse për trajtim jashtë vendit.

Megjithë se dyshimet po shtoheshin për mashtrim, ekipi i Expose nisi të investigojë vendodhjen e Ardit Gashit nga Mramori i Prishtinës, ku pas kontakteve me banorë të ndryshëm të këtij fshati, arriti të siguronte një numer kontakti të babait të tij, Musliut, i cili më të mësuar arsyjen e kontaktit do të shprehte habi të madhe.

Për të mohuar në mënyrë kategorike rastin, ai paraqitet në redaksinë e GazetaBlic për të hequr çdo lloj përgjegjësie, se paratë nuk kanë shkuar tek ai dhe se djali i tij i vetëm Arditi, është mirë më shëndet dhe se ndodhej në punë.

“E vërteta e këtij rasti, unë kur dëgjova u trondita, isha në shtëpi kur me telefonuat, djali është duke punuar në një restorant, këtë punë jam i sigurtë se nuk e ka bërë djali im, sëmurë nuk është e as nuk ka qenë në kontrolla, për këtë garantojë. Të hollat mos i qitni në emër të këtij personi, se djali shnosh e mirë është. Nuk kam nevojë e as nuk kam pasur nevojë, unë me rrogë të tij dhe timen mbijetojë”, tha Gashi.

Babai i Arditit, emri i të cilit u shfrytëzua për të ndërtuar skemën e mashtrimit, në grumbullimin e fondeve, nuk e di mënyrën se si mjeti indetifikues i të birit përfundoj në duart e personave të përfshirë në mashtrim.

“Se di, kjo është hera e parë që ka ndodhur, nuk e di djali shnosh e mirë është as nuk ka qenë në spital në Shkup, as në Beograd e as në Prishtinë, kontrolla të gripave bëjmë por i sëmurë nuk është, mund ta vërtetoni djalin në vendin e punës, aty është deri në ora 3:00 Arditi im. Si e ka marrë numrin personal nuk e di”, tha tutje babai i Arditit, Musliu.

Më poshtë dokumentari i plotë: