Lajme

Avokatja nga Suedia: Mediat këtu kanë raportuar se Naim Murseli punonte në një ndër kompanitë më të mëdha të sigurimeve

Avokatja kosovare nga Suedia, Arlinda Loncari, është deklaruar duke dhënë detaje nga ajo se çfarë ka gjetur dhe çfarë ka lexuar prej mediave suedeze lidhur me vrasjen e rëndë të Liridona Ademajt, 30-vjeçarja e cila humbi jetën nga një plumb që dyshohet se u shkrep nga Granit Plava, i porositur nga Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, raporton Gazeta Sinjali.

Duke u bazuar në atë çfarë deklaroi sot Loncari, sipas mediave suedeze, Naim Murseli gjatë kohës që jetonte në Suedi, ishte i punësuar në një ndër kompanitë më të mëdha të sigurimeve që quhet “Folksam”.

“Pothuajse çdo familje në Suedi ka sigurim, përfshirë edhe sigurimin e jetës. Sigurimi më i lartë i jetës në Suedi është rreth 8 milionë krona, pra afërsisht 850 mijë euro. Gjithashtu dua ta ceki se këtu në media është folur se i dyshuari, do të thotë bashkëshorti i viktimës punon në një ndër kompanitë më të mëdha të sigurimeve këtu në Suedi, qe quhet “Floksam”, do të thotë ai punon sikur këshilltar sigurimesh”, u shpreh ajo.

E njëjta tha se në shtetin suedez, sigurimi më i lartë jetësor është rreth 8 milionë korona, që i bie rreth 850 mijë euro, para këto që nëse nuk do të zbardhej vrasja e Liridonës, do t’i merrte bashkëshorti dhe fëmijët.

“Në qoftë se nuk ish bërë domethënë zbardhja e fatit, në qoftë se domethënë nuk tregohet se kush e ka bërë këtë vrasje, në këtë rast do t’i merrte bashkëshorti i saj, bashkë me fëmijët. Po së pari i takojnë bashkëshortit, varët se si i ka shkruar ai. Në qoftë se ai ka shkruar se ai do t’i marrë të hollat, domethënë këto para, atëherë ai do t’i merrte”, tha për ATV, Loncari.