Automjeti me targa të Maqedonisë del nga rruga në Shtërpcë, vdes një person e tre lëndohen
Një grua, rreth 70-vjeçare, ka vdekur të shtunën në mbrëmje, pasi vetura me targa të Maqedonisë së Veriut ka dalë nga rruga Prevallë-Shtërpcë, duke përfunduar 27 metra poshtë rrugës. Si pasojë e aksidentit, tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime, ka njoftuar Policia.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 në aksin rrugor Prevallë-Shtpërcë, tek “Kthesa e Kitës”.
Sipas Policisë, shoferi që po drejtonte veturën në drejtim të Shtërpcës kishte humbur kontrollin në një kthesë dhe kishte dalë nga rruga.
Mjekët kujdestarë në Shtërpcë kanë konfirmuar vdekjen e K.J., ndërsa tre personat tjerë janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim të mëtejmë mjekësor.
Janë njoftuar edhe autoritetet e Maqedonisë së Veriut.