Audio-incizimet e Kusari-Lilës, deklarohet Kurti
Kryeministri Albin Kurti ka folur për publikimin e përgjimeve të Shefes së Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila, me Slavko Simiqin nga Lista Serbe.
Kurti nga Podujeva tha se në materialin e publikuar në medie dëgjohet vetëm disa sekonda Kuasri-Lila dhe më shumë ka interpretime partizane në mënyrë që njerëzit të mos mund ta dëgjojë gjithë bisedën.
Ai ka kërkuar që me këtë çështje të merren organet e drejtësisë, ndonëse ka pranuar se asja i është lëshuar në interfon Milan Radojçiqi në zyrën në Kuvend.
Mediat ia i ka lutur që të kenë kujdes siç ka thënë për luftën hibride të Serbisë që përmes incizimeve po synon të shkaktojë konfuzion.
“Së pari aty shefja e Grupit dëgjohet disa sekonda e shumë minuta ka internime partizane në mënyrë që njërëzit të mos mendojnë për atë që po dëgjojnë, është një incizim i gjymtuar dhe duhet që organet e drejtësisë të merren me të”.
“Ajo bashkëbisedon me shefat e grupeve, ajo e ka obligim që të sigurojë sa më shumë vota. Ju e dini shumë mirë që qeveria ka zero varësi nga Lista Serbe, unë as që kam komunikuar e as që jam takuar me personin nën fjalë. Ju lus që të keni kujdes ndaj kësaj lufte hibride nga Serbia që i bëhet Kosovës, edhe po përpiqen që me incizime të shkaktojnë konfuzion te opinioni publik”.
“Gjatë takimi që ajo ka pasur kur ata ishin në Kuvend, aty asaj i është lëshuar në interfon që s’mund të thuhet se është takim, pushteti jon është demokratik dhe i pavarur”.