Lajme

Arrestohet shoferi që shkeli një burrë në zebra

Xh.Zh, 21 vjeçar nga Prizreni, është arrestuar nga policia dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ai dyshohet se në mesnatës e së enjtes, e ka goditur me veturë një burrë në vendkalimin për këmbësor.

Këtë për Insajderin e konfirmoi Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

Bytyqi tha se viktima ka marrë lëndime të rënda trupore.

“S.K, 21 vjeç sipas mjekut dërgohet në QKUK-Prishtinë”, tha shkurt Bytyqi.