Arrestohet personi i parë që dyshohet për vrasjen në Prizren
Policia e Kosovës, ka konfirmuar se pronari i lokalit Kobra City, Dibran Hoxhaj është arrestuar, pasi dyshohet për vrasjen e 31 vjeçarit nga Kukësi.
Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha për Gazetën Insajderi se së bashku me Hoxhën në stacionin policor janë shoqëruara edhe pesë persona të tjerë.