Arrestohet një nga agresorët, është i plagosur
Shkëmbimi i zjarrit në mes të Policisë dhe grupit të armatosur deri në “fyt” mëngjesin e sotëm në veri të vendit, dyshohet se ka rezultuar edhe me të vrarë nga ana e sulmuesve. Kështu kanë bërë me dije sinjalizues të Sinjalit nga veriu dhe një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga organet e sigurisë, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas informacioneve të para, ende të pakonfirmuara, një nga agresorët është kapur i gjallë ndërsa vazhdon aksioni i pastrimit të zonës ku dyshohet se ka të fshehur akoma terroristë të cilët po kryejnë sulme në Banjskë të Zveçanit.