Lajme

Arrestohet një person në Skenderaj për veprimtari të kundërligjshme, pamje nga vendi i ngjarjes!

Nën dyshimin e bazuar për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, në orët e mesditës së sotme, hetuesit policor në Skenderaj, kanë identifikuar një lokal ku ushtrohej veprimtari e lojërave të fatit, raporton portali rajoni.org.

Në lokalin ku ushtrohej veprimtari e dyshimtë, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar:


2 aparate

5 televizor

4 monitor

3 shtëpiza

1 printer, dhe materiale të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë.

Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, hetuesit policorë janë duke vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore