Lajme

Arrestohet një kosovar në mes të ditës, dyshohet se vodhi – momenti kur lidhet nga Policia

Një person është arrestuar në mes të një rruge e në mes të ditës në kryeqytetin e Kosovës.

Siç raporton Sinjali, personi është arrestuar me dyshimin se ka kryer një vjedhje të veturës.

Pamjet tregojnë momentin kur ai shtrihet në rrugë dhe lidhet nga Policia e Kosovës.

Ai më pas është futur në automjetin e Policisë dhe është dërguar në Stacion.