Lajme

Arrestohet një grua në Suharekë, dyshohet se rrahu burrin e saj me kaçavidë

Suharekë-Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua në Suharekë, pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë fizike ndaj burrit të saj.

Ajo po ashtu ka goditur me kaçavidë burrin, duke i shkaktuar lëndime trupore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur ditën e shtunë, rreth orës 10:17.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike dhe goditë me kaçavidë në dorë bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar dhe ka kërkuar nga ai të dalë nga shtëpia. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, njësiti policor ka sekuestruar mjetin- kaçavidën që dyshohet të jetë përdorur në rast”, thuhet në raportin e Policisë.

Policia njofton e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /BetimipërDrejtësi