Lajme

Arrestohet i dyshuari për aksidentimin e gruas shtatzënë që humbi binjakët

Është arrestuar një burrë në Vushtrri, i cili dyshohet se nga pakujdesia ka goditur me veturë këmbësoren e cila ishte shtatzënë.

Dyshohet se viktima ka humbur binjakët e saj, ndërsa mjekët thonë se ajo është në gjendje të rëndë, përcjell Klankosova.tv.

“Vushtrri 22.12.2023-17:00. Me 23.12.2023 është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare-këmbësore, e cila ishte shtatzënë. Dyshohet se viktima ka humbur binjakët e saj ende pa lindur, ndërsa sipas mjekëve vet viktima është në gjendje të rëndë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton raporti 24 orësh i policisë.