Arrestohet i burri që privoi nga jeta nënën e tij
Fakton.info raportoi sot për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në lagjen Kapeshnicë të Pejës ku djali ka privuar nga jeta nënën e tij.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, tha Rugova.
Mes tjera, Rugova bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar nga Policia.