Kryesore

Arrestohet deputeti i Vetëvendosjes

“Betimi për Drejtësi” ka raportuar duke u thirrur ne burime brenda prokurorisë, se sot në një aksion është arrestuar Faruk Mujka kryeshef ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, nën dyshimin për korrupsion, derisa ishte nënkryetar i Komunës së Mitrovicës.

Gazeta Express ka provuar që ta konfirmojë këtë informacion nga Policia dhe Prokuroria Themelore e Mitrovicës, por deri në momentin e publikimit të tekstit s’janë përgjigjur.

Mujka ishte nënkryetar i Mitrovicës, në kohën sa kjo komunë udhëhiqej nga Kryetari Agim Bahtiri. Mujka njëherësh ishte edhe Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë.