Lajme

Analisti shqiptar pretendon se e zbuloi planin e Vuçiqit për të shpëtuar të tmerrshmin Radojiçiq

Analisti Neritan Alibali tha se duke e arrestuar, Serbia po e mbron Milan Radoiçiç.

Alibali u shpreh se me shumë gjasa ish-nënkryetari i listës serbe do dënohet me ca vite burg vetëm që mos t’i dorëzohet Kosovës, siç po kërkojnë ndërkombëtarët.

“Ndalimi i sotëm i Radoiçiçit është për ta mbrojtur atë. Presioni i madh i ndërkombëtar është që të gjithë këta persona të merren dhe t’i dorëzohen Kosovës që po bën hetimet. Në këtë aspekt, duke e dënuar, dhe unë them që do dënohet me disa vjet dhe ai do bëjë pushime, që të mos ja dorëzojnë Kosovës”, tha analisti.