Lajme

Ambulanca mbërrin në Big Brother VIP Kosova

Dje u zhvillua sfida e kapitenit në Big Brother VIP Kosova.

Ana dhe Artani ishin dy banorët që tejkaluan çdo pritshmëri. Ata mbajtën topin siç iu kërkohej për afro gjashtë orë, deri në pikën kur Vëllai i Madh e shpalli sfidën të përfunduar me dy fitues.

Megjithatë, kjo për Anën nuk ishte pa sakrifica.

Gjatë lojës ajo pësoi një lëndim në gishtat e këmbës.

Pasi dhimbja vazhdoi dhe nuk kalohej me akull në këmbë, sot gjatë ditës sipas protokolleve ka ardhur edhe ndihma mjekësore.

Një ambulancë ka mbërritur sot pasdite për të ekzaminim mjekësor për lëndimin e lehtë që këngëtarja pësoi.

Epo të jesh kapiten nuk vjen pa vështirësi dhe epitetin Ana e meriton plotësisht /Prive.al