“Allahu na bashkoftë në Ahiret”, postimi prekës i gruas së të riut nga Deçani që vdiq në vendin e punës
Anita Lataj, bashkëshortja e të riut, Jeton Lataj i cili humbi jetën tragjikisht në vendin e tij të punës, ka shprehur dhimbjen e saj me fjalë prekëse për tashmë të ndjerin.
Ajo përmes një postimi në një “Story” në “Facebook” ka shprehur dëshirën e saj për t’u takuar përsëri me Jetonin.
“Inshallah në xhehnet shpirti jem i bardhë, Allahu na bashkoftë në Ahiret”, ka shkruar ajo.
Ndërsa, lajmin e hidhur për vdekjen e Jeton Lataj nga Carrabregu i Deçanit, e kanë bërë të ditur familjarët përmes postimeve në rrjete sociale.
“Esht gjetur i vdekur ne vendit e punes Jeton Lataj. ALLAHU me Xhenet e shperbleft familjes sabrin gajretin jav shtoft”, thuhet në njoftimin e familjarëve.