Lajme

Alarmante: Sëmuren 9 policë në Jarinje e Bërnjak, KFOR’i ndihmoi transportimin e tyre

Situatë në veri të vendit sa po shkon e po bëhet më alarmante. Nëntë policë, të cilët tash e 11 ditë po patrullonin në dy pika kufitare janë sëmurë, për transportimin e tyre është kujdesur njësiti i misionit paqëruajtës, KFOR.

Policët ka plotë 11 ditë që kanë mbetur të bllokuar në pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak. Ka pasur ankesa për ushqim e rezerva të tjera.

“KFOR-i është në kontakt të ngushtë me PK-në dhe për t’i përkrahur ata kemi transportuar me tokë 9 policë të cilët janë ndjerë të sëmurë”, ka thënë KFOR-i në një përgjigje për Kanal10.

Policët që 11 ditë të bllokuar në Leposaviq dhe Jarinje. A kanë ushqim dhe rezerva të tjera? Përgjigjet kryesindikalisti i Policisë
Për gjendjen e rëndë të policëve atje ka reaguar edhe Sindikata e Policëve dhe partitë opozitare, duke thënë se një gjë e tillë është përgjegjësi e institucioneve derisa nga partia në pushtet kanë thënë se po flitet se si tu ndihmohet atyre.