Alarm për eksploziv në një diskotekë në Prishtinë, intervenon njësiti special kundër bombave
Pas një alarmi për eksploziv në diskotekën “Gate Club” në Prishtinë, në orët e para të ditës së sotme, eventi është anuluar. Për shkak të panikut, është kërkuar nga klientët që të largohen, teksa njësitet anti-bombë dhe K9 kanë intervenuar, raporton Gazeta Sinjali.
Por paralajmërimi për shpërthim doli të jetë i rrejshëm.
Kështu kanë njoftuar nga diskoteka përmes një njoftimi në rrjete sociale, teksa nuk janë bërë të ditura detajet e tjera.
Në një video të siguruar nga Sinjali, dëgjohet teksa kërkohet nga të pranishmit të largohen nga ambientet e diskotekës.