Lajme

Aktori turk: Vajza ime është gjallë nën rrënoja, po i dëgjohet zëri

Aktori turk Orhan Aydın njoftoi se vajza dhe ish-bashkëshortja e tij ishin nën rrënoja pas tërmetit që preku dje edhe Hatayn.

Aydin, i cili kërkoi ndihmë duke dhënë një adresë, tha se ish-gruaja e tij u nxor nga rrënojat dhe se por jo edhe vajza e tij.

Orhan Aydın, i cili bëri një postim të ri, dha informacion duke thënë: “Vajza ime është ende nën rrënoja. Po i dëgjohet zëri. Ka të gjallë që përpiqen të dalin jashtë. Njerëzit janë të dëshpëruar. Dhimbja ime është e papërshkrueshme. Jam i shkatërruar për vendin tim”, ka shkruar ai në Twitter.

Tërmeti me magnitudë 7.7 ballë, i ka pasur ndikim shkatërrues në 10 provinca ditën e djeshme. Tërmeti tronditi shumë qytete dhe qyteza në Anadollin Lindor, Anadollin Juglindor, Anadollin Qendror dhe rajonin e Mesdheut. Hatay ishte ndër këto provinca të prekura.