Lajme

Aktivizohen mashtruesit, përfitojnë nga tragjedia e rastit të Liridona Ademajt

Kaluar as dy javë nga nata kritike, kur Liridona Ademaj u vra, familja e Shaban Murselit ka marrë një telefonatë të çuditshme gjatë së shtunës.

Një person i panjohur, deri në atë moment që ishte paraqitur si përfaqësues i një shoqate bamirësie nga Mali i Zi, i kishte njoftuar ata se kanë mbledhur pesë mijë dollarë.

Për dy fëmijët që humbën nënën e babait të tyre, po dyshohet si organizatori i rastit.

Por që të hollat të dërgohen në familje, personi nga Mali i Zi pati një kërkesë.

Në tërë këtë bisedë prezent ishte edhe babai i të akuzuarit të tretë për përfshirje për vrasjen e Lirdona Ademaj, Kushtrim Kokollaj, Saliu.

Për televizionin Dukagjini ai ka treguar se si ra mprehje mashtrimit.

“Ai më njoftoi që i kanë ardh ndihma për fëmij, për atë rastin që e ka. I kanë ardh diku 5 mijë dollar, duhet me t’i çu urgjent. I vyjke thash një kopje e kartelës së bankës”, thotë Sali Kokollaj.

Ai iu kishte kërkuar 280 euro me Wester Union, me pretekstin se pa ie pagu këtë shumë, parat nuk iu dalin.

I njëjti ishte prezantuar si Rinard Gjonbalaj, përfaqësues i një shoqate humanitare nga Plava e Malit të Zi.

Televizioni, në numrin e njëjtë me të cilin Gjonbalaj kishte komunikuar me familjarët, ka komunikuar me të, por ai ka mohuar përfshirjen në këtë rast.

“I keni telefonuar dhe i keni thënë që janë blerë disa të holla për dy fëmijët që janë mbetë tash jetim”, iu drejtohet gazetarja e televizionit atij.

“Absolutisht nuk ka të bëjë me atë punë kurrgjë”, i përgjigjet ai.

Gjonbalaj edhe më herët ishte përmendur si i dyshuar për mashtrim të ngjashëm, duke u paraqitur si përfaqësues i bankave të ndryshme komerciale të vendit dhe viktimë e tij kishin qenë shumë persona.

Me rastin tashmë kanë filluar të merret policia, pas denoncimit të bërë në Gjakovë.

“Sot ankuesi mashkull kosovar ka raportuar në polici se një personi t’i kishte dërguar një shumë parash me mendimin se do të përdoreshin për bamirësi. Më vonë e kishte kuptuar se ishte mashtruar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, me vendimin e të cilit është iniciuar rast mashtrim. Rasti është duke
u hetuar”, tuhhet në njoftimin e Policisë.

Gjonbalaj siç ishte raportuar vitin e kaluar, kishte shfrytëzuar identitete të ndryshme.

Duke u paraqitur edhe si Nardi Krasniqi, përfaqësues i një banke komerciale të vendit, e përmes rrjeteve sociale kisha arritur të vidhte të dhënat personale dhe ato bankare të shumë kosovarëve. /RTV Dukagjini