Aksioni i Krimeve të Rënda: Emrat e personave të arrestuar për fajde e detyrim
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore – Prishtinë, ka zhvilluar të mërkurën operacion policor që rezultoi me dy të arrestuar ‘Fajde’ dhe ‘Detyrim’, raporton Gazeta Sinjali.
Të dyshuarit janë kapur pas bastisjeve që u kryen në Prishtinë dhe Lipjan, të cilët ishin objekt hetimi për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të arrestuarit janë Sokol Ahmeti dhe Liridon Ahmeti.
Gjatë zbatimit të urdhëresës së gjykatës, janë kontrolluar disa lokacione, me ç’rast janë sekuestruar në cilësi të provave materiale:
Një revole,
Tre telefona mobil,
Një automjet,
915 euro,
Shënime/ evidenca që dyshohet se ndërlidhen me veprat e lartcekura.
Sinjali do të iu mbajë të informuar për detajet e rastit.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.