Lajme

Aksion kundër parave false, Krimet Ekonomike zbarkojnë në këtë qytet

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë zbarkuar në qytetin e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se Policia po zhvillon aksion kundër parave false, teksa po bastisen disa lokacione.

Sipas informacioneve të para ka edhe persona të arrestuar.

Sinjali ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, mirëpo të njëjtit nuk kanë dhënë informacione ende.