Aksion i Krimeve të Rënda: Arrestohen dy persona të dyshuar për fajde e detyrim
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore – Prishtinë, ka zhvilluar sot një operacion policor në dy lokacione të ndryshme nën dyshimin e bazuar se janë kryer veprat penale ‘Fajde’ dhe ‘Detyrim’, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, janë arrestuar dy persona të dyshuar, me inicialet L.A. dhe S.A., të njëjtit me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Gjatë zbatimit të urdhëresës së gjykatës, janë kontrolluar dia lokacione, me ç’rast janë sekuestruar në cilësi të provave materiale:
Një revole,
Tre telefona mobil,
Një automjet,
915 euro,
Shënime/ evidenca që dyshohet se ndërlidhen me veprat e lartcekura.