Aksidentohet rëndë Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, flet zëdhënësi i qeverisë: Ministri ka lëndime të rënda
Zëdhënësi i Qeverisës së Kroacisë, Marko Miliq, ka thënë se Ministri i Mbrojtjes, Mario Bonozic, i cili u aksidentua sot në mëngjes, ka lëndime të rënda, por se është jashtë rrezikut për jetë, shkruan Index.hr.
Zëdhënësi i qeverisë, tha se Bonozicit i është dhënë ndihma mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Qarkut Vinkovci dhe do të transferohet në KBC Osijek.
“Ministri ka lëndime të rënda fizike, sipas vlerësimeve fillestare të mjekut është jashtë rrezikut”, ka deklaruar Miliq.
Ndryshe, ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozic, është aksidentuar mëngjesin e sotëm. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Vinkovci të Kroacisë, teksa vetura e tij është ndeshur me një furgon, ku si pasojë ka vdekur shoferi i furgonit.
Nga Spitali i Përgjithshëm i Qarkut Vinkovci konfirmuan se ministri është lënduar rëndë, ndërsa zëdhënësi i qeverisë tha se nuk është në rrezik për jetën. Ai do të transportohet nga spitali i Vinkovac në KBC Osijek. Ai u pranua në spitalin e Vinkovcit në ora 08:30
Nuk dihet ende saktësisht se si ka ndodhur aksidenti.